Jogurti me afat por i mykur, ankohet qytetari: Kjo është tmerr për produktet që i kemi

09:29 | 25 Korrik 2023
L G

Nuk janë të pakta rastet kur ani pse në ambalazh kanë ende afat, produktet, sidomos ato që përbëjnë qumësht, janë të mykura.

Një lexues i portalit Arbresh.info, ka dërguar një video ku shihet një jogurt, prodhim  i “Vita”, i cili është i mykur, ani pse në ambalazhin e tij shkruan se ka afat deri në muajin nëntor të këtij viti.

“Kjo është tmerr për produktet qe i kemi”, shkruan ai.

A është falsifikim i datës së skadencës nga marketi ku është shitur produkti, apo nuk është ruajtur në temperaturën e duhur, kjo nuk dihet, por që nuk është i konsumueshëm si produkt kjo shihet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme