Duket se zyrtarët e policisë nuk do të jenë të vetmit të hetuar në dosjen ‘Habilaj’. Pjesë e kësaj dosje duket se janë edhe prokurorë. Të paktën 2 prej tyre bëhet fjalë që janë pjesë e dosjes hetimore, pasi janë paguar.
Këtë e deklaron gazetari Basir Çollaku në një postim të tij.
Lista është e gjatë. Janë drejtues policie, është ministri Tahiri i akuzuar zyrtarisht si bashkëpuntor në këtë organizate trafiku, por hetimet dhe dyshimet flasin edhe për prokurorë.
Ne çdo rast grupi kriminal i trafikut të drogës ka shpërblyer ndihmësit nëpër institucione. Ka prokurorë, drejtues të një apeli të rëndësishëm në Shqipëri 10 vite në detyrë, dy mandate 5 plus 5, me tepër se çdo prokuror, që janë pjesë e hetimit të kësaj dosje. Hetimet janë bërë nga Antimafia italiane dhe përgjimet janë elemente të hetimit.
Gjenden ne listëpagesat e grupit këta zyrtarë të drejtësisë. Grupi deri më tani ka dy të penduar dhe së shpejti do te jetë një i tretë. Udhëtimet në Itali kanë sjelle surpriza për të vëzhguarit të cilët janë përballë telasheve serioze me drejtesinë.
Në librat “Habilaj janë pagesat. Janë shuma të mëdha parash të përfituara nga zyrtarët. Pjesëtare të bandës informoheshin për operacionet për përgjimet, mbyllje episodesh hetimore. Njëkohesisht dyshimet janë edhe për prishje provash.
Hetimet e Antimafias dhe Krimeve të Renda po e zgjerojnë rrethin e të dyshuarve që rrezikojnë të merren se shpejti të pandehur.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...