Google ADS

Jo vetëm mësimdhënësit, greva nisin edhe prokurorët e Prokurorisë Speciale

09:39 | 12 Mars 2018
Arbresh.info

Këshillit Grevist i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, nga sot kanë vendosur të hynë në grevë të pjesshme nga një orë në ditë prej orës 09:00 – 10:00, formë kjo e grevës që do të zgjatë deri të premten (16 mars).

Siç njofton ky Këshill, greva do të mbahet për shkak të mos përmbushjes së stimulimit në paga të cilat janë të parapara me Ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Këshilli ka paraqitur edhe kërkesat të cilat janë si në vijim:

  1. Kthimi i shtesës në mënyrë retroaktive nga 1 janari i këtij viti;
  2. Garantimi i kësaj shtese si shtesë e përhershme duke rregulluar një herë e përgjithmonë këtë çështje, pa marrë parasysh ngritjen apo mos ngritjen e pagave të prokurorëve;
  3. Kërkesa për avancimin e zyrtarëve ligjor të cilët kanë dhënë provimin e Jurisprudencës dhe ata të cilët tani më i kanë dorëzuar kërkesat për avancim , si dhe, cilit do punëtor i cili plotëson kërkesat ligjore për avancim apo ngritje në detyrë në pajtim me dispozitat ligjore.

Greva do të mbahet në objektin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, adresa: Rruga Luan Haradinaj, ndërtesa e EULEX-it./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme