Taksa, korrigjimi i territorit e deri te dialogu me Serbinë, janë vetëm disa nga temat që vendi ynë i ka thënë “jo” fjalës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E këto kundërshtime ndaj shtetit mik të Kosovës, duket se qeveria Haradinaj dhe ajo e Thaçit vite më parë kanë zbehur marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe shtetit i cili ishte kyç në çdo vendim që merrej për Kosovën.
Mos respektimi i vendimeve të ShBA-ve, duket se ka bërë që viteve të fundit të zbehen marrëdhëniet mes dy vendeve. Të paktën kështu shprehet analisti politik Leon Dduhanaj.
“Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane kanë qenë pothuajse çdoherë shumë pozitive. Edhe pse shqiptarët nuk ishin në gjendje të marrin ndonjë rol të rëndësishëm partneriteti, pasi që në masë të madhe dhe në faza të ndryshme, kemi qenë viktima ku nga SHBA kemi pritur ndihmë dhe shpëtim. Në anën tjetër, në periudhën e marrëdhënieve Kosovë-SHBA, ku tashmë mbi tri dekada kanë qenë dhe mbetën si lloji mentori apo kujdestari për ne. Edhe pse në rolin e viktimës, në faza të ndryshme kemi qenë mirënjohës dhe falënderues, njëkohësisht jemi treguar të sinqertë dhe lojal ndaj tyre. Me ardhjen në pushtet të këtyre forcave të reja, nuk është që kemi patur një konstancë në këto qëndrime. Kemi patur qeverisjen Thaçi, e cila ka qenë kryekëput e orientuar në shfrytëzimin e ndikimit amerikanë, për interesa të pushtetit dhe, jo rrallë marrëdhëniet kanë qenë biznesore. Shih raportin me Ambasadorin Dell. Në këtë kohë, nuk është që kemi patur shumë qasje serioze. Madje ka pasur raste kur janë dalë në publike përgjimet ku z. Thaçi si Kryeministër edhe tallët me amerikanët. Qeveria apo Kryeministri Haradinaj, nuk është që luan rol të pasinqertë dhe jo falënderues ndaj SHBA-së. Megjithatë, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit rreth taksës por, edhe politikës amerikane karshi Kosovës, vërehet një lloji luhatje”, vlerëson Duhanaj.
E denigrimi i marrëdhënieve me ShBA-të, për shkak të interesave antishtetëror nuk do i konvenonte vendit tonë.
Sipas Muhamet Kelmendit, pa marrëdhënie të mira me SHBA-në, shteti i Kosovës nuk mund as të mendohet.
“Marrëdhëniet e ndërtuara me SHBA-të nuk mund të denigrohen nga ndonjë politikë jo pragmatike apo e interesave antishtetërore. Shteti i Kosovës është krijuar dhe është ndërtuar deri tash me ndihmën e pakursyer të SHBA-ve dhe nuk mendoj se ato mund te dëmtohen. Ka mundësi që të pësojnë ndonjë përplasje, por kurrë nuk mund të dëmtohen nga askush. Natyrisht se duhet thënë se ardhmja e Kosovës, e shtetit dhe e shqiptareve pa marrëdhënie të ngushta me SHBA-të nuk mund të mendohet. Ne kemi shumë armiq. Dhe ata pa SHBA, BE nuk mund te neutralizohen. Kushdo që mendon ndryshe gabon. Kam mendim se përkundër lëkundjeve përsëri marrëdhëniet janë stabilizuar dhe natyrisht duhet kërkuar që SHBA të jenë kurdoherë prezent në raportet e Kosovës me jashtë. Kurrë Kosova pa SHBA-të nuk arrijnë njohje ndërkombëtare. Serbia e njeh vetëm presionin dhe forcën. E meqë është kështu, ne duhet të ndërtojmë miqësi shumë të ngushtë”, deklaron Kelmendi.
Analisti, Fatmir Sheholli, vlerëson se Kosova nuk është mirë të devijojë nga këshillat amerikane.
Sheholli thotë se elita politike duhet të jetë bashkëpunuese me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Marrëdhëniet ShBA-Kosovë janë vëllazërore dhe konstante. Duhet të jemi falënderues deri në përkulje presidentit të ndjerë dr. Ibrahim Rugova që me vizionin e tij na trasoi rrugën përjetësisht miqësore me shtetin më demokratik në botë, dhe jo veç. Shteti i Kosovës duhet të jetë ekuivalent me kërkesat e SHBA-ve në të gjitha sferat jetësore. Tash së fundi kemi patur disa kërkesa nga miku ynë SHBA lidhur me tarifën 100%, dhe shpresoj që elita jonë politike po vepron në bashkëpunim me SHBA, përndryshe nuk është mirë të devijojmë nga këshillat amerikane. Por, së fundi SHBA lavdëruan vendimin e presidentit Thaçi për organizatat terroriste të cilat SHBA gjithashtu i ka në listën e saj”, shprehet Sheholli.
E këto raporte vëllazërore mes Kosovës dhe Amerikës, siç i quan Sheholli, duhet të ruhen gjeneratë pas gjenerate.
“Unë konsideroj që në sistemin tonë shkollor të vendoset lënda ‘Miqësia e përjetshme me SHBA’, me qëllim që gjeneratat e reja ta mësojnë dhe pastaj ta bartin gjeneratë pas gjenerate këtë ndjenjë vëllazërore midis Kosovës dhe SHBA”, deklaron Sheholli.
Pavarësisht “jo”-së, liderët shtetëror në shënim të 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së ShBA-ve nuk u kursyen nga deklarimet për miqësinë e kamotshme dhe të përhershme me ShBA./arbresh.info/
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...