Google ADS

Jevtiq në mbledhje të Qeverisë: Ajo që ndodhi në veri mund të bëhej ndryshe

11:32 | 29 Mars 2018
Arbresh.info

Ish-zëvendëskryeministri dhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq po merr pjesë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ndonëse Lista Serbe ka dhënë dorëheqje nga kjo qeveri.

Jevtiq ka kërkuar përgjegjësi për ngjarjet e 26 marsit në veri të Kosovës duke thënë se arrestimi i Marko Gjuriqit nuk ka qenë vendim i Qeverisë së Kosovës, raporton Arbresh.info.

“Të hënën kur u mblodhën në Mitrovicë nuk kishe drogagji aty. Arrestimi i Gjuriqit nuk ka qenë vendim i Qeverisë. Dua përgjegjësi pse kanë hyrë atë ditë me dhunë. Ka pasur mundësi që të jetë ndryshe. A e keni thirrë Rikallon me pyet si është?. 32 njerëz janë lënduar atë ditë”, ka thënë Jevtiq.

Ai ka shtuar se njerëzit që po merrnin pjesë në mbledhje në hapësirën ku u bë arrestimi i Marko Gjuriq ishin vetëm me letër e laps.

Jevtiq ia ka kujtuar Qeverisë së Kosovës se Lista Serbe ishte me të kur Vetëvendosje gjuante gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme