Google ADS

Jevtiq: Asociacioni do të formohet

23:16 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Dalibor Jevtiq, nga Lista Serbe, ka thënë prerazi se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të formohet.
“Ka ardhur koha. Kemi pritur gjatë për atë që na takon, ky është qëllimi të cilin s’e kundërshton askush. Ne vazhdojmë të ndihmojmë njerëzit në Kosovë dhe kjo do të jetë prioritet në ditët në vijim”, ka thënë Jevtiq në një tubim në Kllokot, shkruan TvMost, përcjell Klan Kosova.

“Ata që thonë se do të bëjmë diçka njëanshëm, kanë afat edhe pak ditë, ua rikujtoj këtë, pesë vjet kanë kaluar që prej arritjes së marrëveshjes në Bruksel. Kjo nuk është kohë e shkurtër, nuk e di se çka është më gjatë. Thërrasim Prishtinën dhe BE-së, përfaqësuesit e të cilave kanë garantuar duke nënshkruar këtë marrëveshje që të veprojnë në përputhshmëri me këtë. Ne jemi gati për të kontribuuar pozitivist në këtë proces”.

Jevtiq ka folur edhe për situatën e krijuar në Kosovë, duke u shprehur se Lista Serbe është e gatshme për zgjedhje të reja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme