Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Vushtrrisë kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin edhe të 20 shtëpive të reja për familjes skamnore dhe të pastrehë.
Kështu ka bërë të ditur kreu i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, raporton arbresh.info.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se marrëveshja është nënshkruar sot zyrtarisht mes tij si i pari i kësaj komune dhe Halil Kastrati nga “Jetimat e Ballkanit”.
Tahiri, ka bërë të ditur se vetëm vitin e kaluar, Komuna e Vushtrrisë Bashkë me organizatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në Vushtrri kanë ndërtuar 28 shtëpi si dhe kanë blerë 4 banesa për familjet e pastreha./arbresh.info
Njoftimi i plotë i kreut të Vushtrrisë:
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit