Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar kandidaten më të re për deputete të kësaj partie, Jeta Zymberi- Selmani.
Krasniqi thotë se Zymberi-Selmani vjen si një forcë e re dhe e nevojshme për PDK-në, shkruan Arbresh.info
Sipas tij, ajo mishëron vlerat e integritetit, punës së palodhur dhe përkushtimit për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
Postimi i Krasniqit:
Jam i lumtur t’i uroj mirëseardhje si kandidate për deputete në ekipin tonë, Jeta Zymberi – Selmanit, një zë i së vërtetës, kulturës dhe avokimit social.
Përkushtimi i saj për shoqërinë dhe kulturën është njohur edhe ndërkombëtarisht, duke u shpallur Ambasadore e Paqes nga Rrjeti Global për Evolucionin Socio-Ekonomik dhe Financiar.
Me energjinë, përvojën dhe dashurinë e saj të pakusht për Kosovën, Jeta vjen si një forcë e re dhe e nevojshme në PDK. Ajo mishëron vlerat e integritetit, punës së palodhur dhe përkushtimit për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
Mirë se erdhe në familjen tonë, Jeta!./Arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...