Deputetja nga radhët e Partisë Guxo ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili ka kërkuar që KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës.
Statovci vlerësoi se Rama po gabon rëndë dhe po e dëmton Kosovën.
“Në rastin më të mirë, pra edhe nëse kryeministri i Shqipërisë, ka llogaritur se kështu i kontribuon paqes, ka gabuar rëndë dhe e ka dëmtuar e po e dëmton Kosovën”, ka thënë Statovci për Gazetën Blic, transmeton Arbresh.info.
Tutje deputetja Statovci thekson se Rama po i vihet në ndihmë Serbisë si shtet sponsor i terrorizmit, ku sulmi terrorist në veri duhet të ndëshkohet.
“Nëse qartazi, edhe për skeptikët e Kosovës në BE, sulmi i Serbisë i përgatitur prej muajsh është sulm terrorist dhe se për sulm terrorist një shtet ndëshkohet edhe sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare, atëherë, kursimi që dikush ia bën një lidershipi të tillë, në këtë rast Edi Rama, i vihet në ndihmë shtetit sponsor të terrorizmit”, ka thënë ajo.
Tutje, ajo shton se Kosova nuk i ka borxh Shqipërisë një sjellje kaq flagrante diplomatike.
“Sigurisht se Kosova nuk i ka borxh Shqipërisë një sjellje kaq flagrante diplomatike. Edi Rama duhet të kuptojë se kjo çështje ka arritur në kufijtë e një krize serioze të sigurisë në kufi të Republikës së Kosovës dhe se mosdakordimi i interesave e partneriteteve politike personale në Prishtinë, nuk mund të kthehet në një arsye për të dëmtuar Kosovën në arenën rajonale dhe ndërkombëtare”, deklaroi deputetja Statovci./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...