Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jermiq ka bërë kritika të reja për atë që ai beson se është plani i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Kreu i Partisë Popullore, Vuk Jermiq ka shfaqur shqetësimin e tij për mënyrën se si Qeveria e Beogradit i trajton temat më në interes, si statusi i ardhshëm i Kosovës dhe ruajtja e Republika Srpskës.
“Viti 2019, qeveria në Serbi po bëhet gati ta nënshkruajë marrëveshjen e kufijve me Kosovën, duke dhënë nënshkrimin e garancisë që Kosovës t’i mundësohet anëtarësimi në bashkësitë ndërkombëtare dhe direkt krijimi i Shqipërisë së Madhe”, deklaroi Jeremiq në njoftimin e publikuar nga Partia Popullore, përcjell lajmi.net.
Ai ka shtuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është mësuar me praktikën e ish presidentit të Ish Jugosllavisë, Slobodan Miloseviq, andaj nuk do t’ia lejojë vetes që të “lavdërohet nga perëndimi duke e ditur se zgjasin shkurt”.
“Pas dorëzimit të Kosovës, do të ofrojë bashkëpunim të afërt edhe për funksionalizimin e Bosnjës e Hercegovinës”, shtoi ai.
Jermiq ka theksuar se Evropa është në rrezik nga migrimet e reja nga Lindja e Mesme dhe zgjerimit të ekstremizmit.
Brazili do të ndalojë përdorimin e celularëve në shkollat fi...
Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i B...
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj