Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është pajtuar për “anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”. Sipas tij zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara kanë pritje shumë të mëdha nga Beogradi dhe Prishtina pas zgjedhjeve të 26 prillit në Serbi.
“Para zgjedhjeve nuk presin diçka, por pas zgjedhjeve ata kanë pritje të larta”, ka thënë Jeremiq, duke shtuar se involvimi i Richard Grenell në dialog tregon se SHBA’të kanë pritje të mëdha nga dy shtetet.
Sipas tij Washingtoni pret që të arrihet një marrëveshje deri në muajin nëntor të këtij viti.
Këto deklarata politikani serb i ka bërë pas disa takimeve që ka psur me njerëz nga administrata amerikan, Departamenti i Shtetit dhe kongresmen.
Jeremiq tutje ka thënë se pritjet e tij janë për arritjen e një marrëveshje për normalizim të raporteve Prishtinë-Beograd që nënkupton anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...