Vuk Jeremiq, kryetar i Partisë Popullore të Serbisë ka thënë se Aleksandar Vuçiq shumë shpejt do t`ia japë kosovës karrigen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Kjo sipas tij, meqë Vuçiq për ta ruajtur pushtetin e tij, ka bërë marrëveshje me ndërkombëtarët të cilat ia sigurojnë vendin Kosovës në OKB.
“Ai së shpejti do t’ia mundësojë Kosovës karrigen në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Jeremiq. Vuçiq këtë ua ka premtuar të huajve pasi ka bërë shumë koncesione, para së gjithash rreth krimit të organizuar, shpëlarjes së parave dhe tregtinë me armë. Ai duhet ta bëjë këtë për të mbetur në pushtet”, është shprehur ai, raporton Tv Nasha.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League