Lideri i Partisë Nacionale Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka dashur të bëjë shkëmbim të territoreve me Kosovën.
Sipas Jeremiq, ka qenë Vuçiq që e ka ofruar këtë opsion, duke dashur që ta shkëmbejë pjesën jugore të Serbisë.
Por, sipas politikanit serb, ndërkombëtarët nuk pranuan diçka të tillë.
Ai shtoi se ata – ndërkombëtarët – i kanë kërkuar Vuçiqit të nënshkruajë një marrëveshje e cila do ta mundësonte pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara./Klan Kosova/
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...