Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë se Serbia nuk ka nevojë të zgjedhë mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, sepse anëtarësimi në BE nuk është i mundur në të ardhmen e afërt. Ai tha se në qarqe të caktuara në Beograd dhe Prishtinë ekziston disponimi për ndarje të Kosovës, por një gjë të tillë po e kundërshton faktori ndërkombëtar.
Jeremiq i ka thënë Televizionit shtetëror kinez CGTN, se “vërtetë është e vështirë të imagjinohet se Serbia do të pranohet në BE pa e zgjidhur çështjen e Kosovës, por është gjithashtu e vështirë të imagjinohet se Serbia do të anëtarësohet fare në BE, edhe në qoftë se zgjidhet kjo çështje “, tha Jeremiq”.
“Është e qartë se në Evropë aktualisht nuk ka vullnet politik për pranimin e anëtarëve të rinj, pavarësisht nëse ata kanë çështje të hapura territoriale, apo jo”, tha Jeremiq, përcjell Telegrafi.
Ish-ministri i jashtëm serb dhe presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Jeremiq ka thënë se në Kosovësë pari duhet të krijohen kushte normale dhe zgjidhjen e çështjeve thelbësore jetësore, siç janë e drejta e serbëve në pronë, si dhe aseteve të shtetit serb dhe Kishës Ortodokse Serbe, e pastaj të zgjidhet çështja e statusit.
“Gjëja më e rëndësishme është se pozicioni negociues i Beogradit të jetë plotësisht i qartë dhe në përputhje me Kushtetutën e Serbisë. Sipas Kushtetutës, Kosova është pjesë e Serbisë, dhe kjo është konfirmuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sipas të drejtës ndërkombëtare, deri në miratimin e një rezolute të re në Këshillin e Sigurimit, mbetet oligative ajo e mëparshmja, që do të thotë se Rezoluta 1244 është e vlefshme”, tha Jeremiç.
I pyetur nëse Serbia hoqi dorë nga sovraniteti mbi Kosovën, duke nënshkruar marrëveshjen e Brukselit, ai tha se nuk pajtohet me interpretim të tillë, duke shtuar se panevojshëm është vënë rrezik sovraniteti dhe se negociatat në Bruksel është të udhëhqien shumë më me kujdes dhe me më shumë aftësi diplomatike.
Në pyetjen nëse ndarja e Kosovës nuk mund të jetë një zgjidhje e përhershme, Jeremiq tha se një gjë të tillë e kundërshtojnë shumë aktorë ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe tri shtete anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe se deri te ndarja nuk mund të vijë derisa të ketë rezistencë të tillë.
“Në qarqe të caktuara në Beograd dhe Prishtinë ekziston disponimi për ndarje, por kjo do të jetë e pamundur, derisa për një zgjidhje të tillë të sigurohet konsensusi në Këshillin e Sigurimit”, ka thënë Jeremiq.
Ai shtoi se nevojitet kompromis, “por ai nuk duhet të hapë rrugën për anëtarësimin e Prishtinës në Kombet e Bashkuara”. /Telegrafi/
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...