Ajo ka thënë se policia beson se sulmi u krye nga një person. Por, ata janë duke hetuar nëse ai po vepronte i vetëm, transmeton Express.
Policia mendon se e di identitetin e sulmuesit, por nuk dëshiron që në këtë moment ta bëjë atë publik, ka shtuar ajo.
Ajo ka thënë se policia ishte thirrur në “Manchester Arena” në orën 10.33 të mbrëmjes. Një terrorist i vetëm e ka detonuar një mjet shpërthyes në dalje të arenës, në një vend dhe kohë me qëllim që të shkaktojë lëndime në maksimum.
“Të gjitha sulmet terroriste janë të tmerrshme, por ky veçohet si sulm frikacak,” ka thënë ajo.
Përveç sulmuesit, 22 persona të tjerë kanë vdekur dhe 59 janë plagosur, të cilët janë duke u trajtuar në spital, ka thënë ajo. Shumë nga të plagosurit kanë lëndime që ua rrezikojnë jetët, ka shtuar ajo.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...