Jep dorëheqje zëvendësministri për Zhvillim Rajonal, shkak mosmarrëveshjet me Duda Balje

20:25 | 20 Shkurt 2024
E.H

Almir Veliji ka njoftuar se dhënë dorëheqje nga posti zëvendësministri për Zhvillim Rajonal.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veliji ka thënë se dorëheqja e tij vjen për shkak të mosmarrëveshjeve të thella me deputeten Duda Balje, përcjell Arbresh.info.

“Për shkak të mosmarrëveshjeve të thella që ekzistojnë prej kohësh me znj. Bale, po ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendësministres për Zhvillimin Rajonal. Vitet e fundit, kur isha përfaqësues i partisë SDU, kam punuar me të gjitha kapacitetet e mia për të forcuar rolin e shoqërisë civile, e cila duhet të ketë mekanizmat për forcimin e komuniteteve, si pasurinë e saj më të madhe. Me këtë kam dashur që populli im të jetë pjesë përbërëse e Republikës së Kosovës dhe si pjesë e shoqërisë në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me interesat strategjike të vendosë për fatin e vet”, ka shkruar Veliji.

Veliji ka theksuar se mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj demokratizimit të shoqërisë kosovare.

“Fatkeqësisht, zonja Bale e pa ‘të ardhmen tonë’ në metodat destruktive të rrënimit dhe degradimit të shoqërisë kosovare, duke besuar se duhet të marrë një mandat tjetër për veten e saj përmes bashkëpunimit të pakushtëzuar me njerëz që nuk e mendojnë mirë vendin tonë! Unë kurrë nuk jam dakord dhe nuk do të pajtohem me një politikë të tillë të saj, sepse ajo do të tërhiqte qytetarët tanë në një vorbull politikash të gabuara radikale që mund të sjellin vetëm probleme të reja sociale, ekonomike dhe ekzistenciale për popullin tonë”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme