Google ADS

Jep dorëheqje Drejtori i Bordit të Telekomit

19:39 | 19 Mars 2019
Arbresh.info

Fidel Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita Drejtorit të Bordit të Telekomit të Kosovës.

Krasniqi dorëheqjen e ka bërë publike përmes një postimi në “facebook”, shkruan arbresh.info.

Në postim Krasniqi ka bashkangjitur edhe kërkesën për dorëheqje drejtuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Në të thuhet se kërkesa për dorëheqje vije pasi sipas tij nuk mund të jap kontribut më të madh bazuar në nevojën që ka Telekomi i Kosovës në fushën e menaxhimit.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga anëtarët e bordit të Telekomit të japin dorëheqje.

“Akti me njerzor tani qe mund ta bene bordi i Telekomit eshte doreheqja e parevokueshme e tyre. Mos i merrni ne qafë 2300 apo 2600 – familjet e vendit ku shumica e tyre nuk kane ka ti mbajnë”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë

“Si kërkese morale drejtuar ish kolegeve te mij dhe si ish anetar i bordit dhe me i miri i vlersuar nga vendoret dhe nderkombtaret dhash dorehejqje nga pozita, (edhe pse sipas rezultateve dhe pervojes me takonte që udhëheqësha bordin), heret pa pas ndonje akuze kur pash qe gjerat nuk po levizin ne vijen e duhur.

Qasja komplet joprofesionale pothuajse e shumices se anetareve bordit po e humb edhe me shume toruan e tyre edhe pse medoi ende që ndonjeri aty mund jete teper profesional.

Akti me njerzor tani qe mund ta bene bordi i Telekomit eshte doreheqja e parevokueshme e tyre. Mos i merrni ne qafë 2300 apo 2600 – familjet e vendit ku shumica e tyre nuk kane ka ti mbajnë”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme