Pjestari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Dardan Hetemi, ka dhënë dorëheqje sot në “Ditën e Forcës” me arsyen se nuk iu shpagua angazhimi i tij.
Ai ka shkruar një letër lamtumirëse dhe ka thënë se dorëheqja e tij është indinjata kundrejt udhëheqsve të këtij institucioni, njofton Klan Kosova.
Ai thotë se nuk iu shpagua arritjet, shkollimi dhe angazhimi i tij për FSK-në por që ndjehet i privilegjuar për kohën që veshi këtë uniformë.
Ja letra e tij e lamtumirës:
Letër Lamtumirëse
Forca e Sigurisë së Kosovës, sot shënon ditën e saj, që shënohet edhe si “Dita e Forcës”, unë po në këtë ditë vendosa të largohem nga kjo Forcë duke shpreh indinjatën time të thellë, asnjëherë për FSK-në dhe Atdheun tim Kosovën, por, për individët me të cilët udhëheqin dhe e kanë në grusht këtë shtet, e po ashtu edhe institucionin më të besuar tek qytetaret FSK-në. Edhe në FSK, sikur edhe në çdo institucion tjetër në Kosovë njeriu nuk vlersohet për aftësitë, shkollimin dhe potencialin që posedon, por për lidhjet familjare dhe politike.
Për ju miq të cilet më njihni e dini se sa vështirë e kam pasur ta marr këtë vendim, por duke mos pasur rrugë tjetër më duhet të tërhiqem dhe t’a vazhdoj jetën larg vendit tim dhe jashtë FSK-ës.
Nuk jam i pari, por as i fundit që po largohem nga institucioni më i besuar dhe institucioni më i privilegjuar në vend, ka me dhjetra ndoshta qindra pjestarë që presin të largohen…Pse..?
Ky duhet të jetë një shqetësim për krerët e shtetit.
Nuk dua të merret si mungesë patriotizmi sepse rrjedhi nga një familje që kësaj toke i ka falë ushtarak te zot që nuk kanë hezituar asnjëherë të ia kthejnë pushkën armikut deri ne vdekje, dhe nëse ndonjëherë vije prap ajo ditë edhe une do të kthehem për të njëjtin qëllim.
Me shpresë se do të vijnë ditë më të mira për shtetin tim unë po largohem , ish kolegeve te mi ju deshirojë shume suksese dhe shpresoj qe t‘ju vlersohet dija dhe angazhimi i tyre.
Më vjen shumë keq që nuk mu shpaguan arritjet, shkollimi, angazhimi dhe mbi të gjitha dashuria për ketë uniform.
Pergjithmonë krenar, i priviligjuar dhe i peruluar perball uniformës dhe Atdheut tim, do t‘a dua dhe ta çmoj ketë unifromë sa t‘kam jetë.
D.H
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...