Xhevdet Smakiqi, anëtarë i Këshillit Drejtues të PDK-së ka dhënë dorëheqje nga strukturat e partisë.
Madje, Smakiqi ka thënë se më nuk do të jetë as anëtarë i thjeshtë PDK-së. Dorëheqjen ia ka drejtuar strukturave më të larta të partisë.
Më poshtë mund të gjeni aktin e dorëheqjes:
Dorëheqje nga PDK !
Adresuar :
Kryetarit Ztr.Kadri Veselit
Sekretarit Ztr.Basri Musmurati
Nuk do ti jap vetit asnjë meritë në rrugëtimin 17 vjeçar të përkatësisë time politike deri me sot në PDK.
Si një anëtar i thjeshtë indivdualisht familjarisht dhe me rrethin shoqërorë e kam dhënë votën dhe kontributin modest por edhe të ndershëm brenda PDK-së për 17 vjet.
Nga viti 2013 nga bastioni absolut seksioni i Obrisë së poshtme nëndega e Likofcit Dega Skenderaj, jam zgjedhur anëtarë i Këshillit Drejtues të PDK-së.
Në cilësinë e anëtarit të Këshillit Drejtues të PDK-së në vazhdimësi jam munduar në formuet e PDK-së të jap kontribut modestë intelektual e politikë qe të ju lëshohet fryma vlerave brenda PDK, kuadrove me pjekuri intelektuale e kombëtare të përgjegjshme e profesional, më këto veprime do të zhvillohej ekonimia rendi e ligji.
Fatkeqësisht këtë luftë e humbëm sepse fituan dominuan servilët e injorantët.
Në Konventën e VIII të PDK-së kam propozuar pa reshtur dhe me zë të lartë kërkesat konkrete për reformim të brendshëm strukturorë por edhe në platformën politike në qeverisje të shtetit të Kosovës.
Kam kundërshtuar fuqishëm koncentrimin e pushtetit dhe pozitave qeverisëse të vetëm Degës Gjugje të PDK të Prishtinës, absurd i cili edhe sot është vendimtarë.
Servilizimi dhe injoranca e dominojnë vendimmarrjen e PDK-së duke mbytur çdo forcë apo zë të vlerave, fakt që me ka bindur se fuqia reformuese në raport me servilizmin e injorancën janë si fuqia e Lepurit me fuqinë e Tigrit në favor të deformimit.
Nuk ja vlen të jeni pjesë brenda një familje të madhe ku nuk ka rend as respekt e solidaritet, ku anëtarët më të vyeshëm gatuajnë lajnë enët kurse 3 ose 4 anëtarë përtac qe kurrë nuk shkojnë në kuzhinë por vetëm luajnë KONTER ushqehen dhe argëtohen me djersën e të vyeshmëve.
Unë nga sot nuk do të jem pjesë e asnjë strukture të PDK-së dhe as anëtar i saj.
Sipas ligjit partia është organizim vullnetarë i njerëzve andaj dhe vullneti im në PDK qe te jem pjesë e saj ka përfunduar.
Unë kurrë nuk do të veproi kundër bindjeve të mia,edhe pse po dorëhiqem parevokueshëm nga PDK, kurrë nuk do të tërhiqem qe të jap kontributin tim aty ku idealet për te cilat isha ne PDK janë gjallë afirmohen dhe angazhohemi qe te implementohen.
Ish Minstrja Franceze e Drejtësisë dorëheqjen e saj e ka definuar si rezistencë në raport me qëndrimet e saj me çka pajtohem plotësisht.
Ukshin Hoti na mëson se:
“Liria Individuale varet nga Siguria Kolektive”
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë