Vetëvendosjes edhe sonte i është larguar një aktivist. Rushit Rimanishta që për shumë vite ishte pjesë e VV’së ka vendosur ta braktisë atë.
Rimanishta është njeri i afërt i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, më të cilin ka edhe shumë fotografi së bashku. Rimanishta, pos njoftimit për largim nga VV ka folur edhe për mundësinë e formimit të një parie të re, kur është pyetur nga komentuesit në Facebook.
Ky është postimi i plotë i Rushit Rimanishtajt në Facebook:
Para disa vitesh, pas disa bisedave private me njërën nga gratë më të votuara të Kosovës pata marrë një vendim të vështirë i cili nënkuptonte edhe kufizime të pavarsisë teme politike. Pata vendosë të antarsohem zyrtarisht në Lëvizjen Vetvendosje.
Antarsimin e kam zyrtarizue nga Suedia përmes faqes zyrtare të Lëvizjes.
Kam pasë hezitim të madh për shkak se ishin shumë gjëra dhe politika të cilat nuk më pëlqenin. Mikesha ime e cila komunikonte me mua dhe me mbushi mendjen më pyeti se a janë përafërsisht 60% të politikave të LVV me të cilat pajtohem. I thash; Po. Atëhere antarsohu dhe mundohu që Ti ta ndryshosh, me aq sa mundësh Lëvizjen dhe nuk ke nevojë që Ti të ndryshosh.
E kisha parasyshë edhe një grumbull njerëzish që ishin në LVV dhe me të cilët faktikisht pothuajse 100% pajtohesha me qëndrimet dhe politikat e tyre dhe me shpresë se Lëvizja do të ndryshoj dhe influencohet nga këta.
Ndikimimi im në LVV për këta vite ka qenë pothuajse i paprekshëm ose fare nuk kam pasë ndikim por, kam votue në disa palë zgjedhje për Lëvizjen dhe për njerëzit për të cilët e kam ditë që jemi në një gjatësi valore.
Kam ardhur enkas nga Suedia në votime dhe kam marrë pjesë në shumë demostrata të organizuara nga lëvizja. Jam mundue me ndikue te njerëzit që LVV është alternativa ma e mirë në tregun politik në Kosovë, argumentet e mija kan qenë pos tjerash, edhe ky grumbull i individëve të cilëve u besoj. Kam qenë shumë aktiv në rrjete sociale duke promovue VVn dhe njerëzit e saj por njëkohësisht kam ditë shpesh edhe me kritikue dhe thumbue ato veprime, politika apo inciativa me të cilat nuk jam pajtue. Shpesh here edhe duke përdorë ironinë.
Kohën e fundit kur konfliktet brenda Lëvizjes dualën në shesh, reagimet tmerruese së pari ndaj Aida Dërgutit dhe dikur ndaj secilit apo secilës që dual në mbrojtje Aidës apo shprehu kritika ndaj VVs apo Albinit, fyemjet, etiketimet dhe minimizimi i kontributit të secilit që kritikonte Albinin, më kan ba me mendue shumë se a duhet unë të jem pjesë e ksaj partie edhe pse antar krejt i rëndomt.
Arsye tjetër pse mendoj që më nuk duhët të jem pjesë e kësaj partie është fakti se njerëzit për të cilët jam kyqë, ose nuk jan më pjesë e VVs, ose jan ekstrem të paknaqur ose më nuk jan në pozita vendimmarrës që me më dhanë shpresë për ndryshime të cilat kam besue se kan me ndodhë.
Pra, nga tash, do jam apartiak deri sa të ma mbushë mendjen ndonjë forcë tjetër politike e cila ideopolitikisht ka me qenë e afërt me atë që unë besoj.
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...