Jep dorëheqje ministri Blerim Kuçi, këto janë arsyet

09:59 | 13 Janar 2021
L G

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si ministër.

Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.

“Kryeministri ka pranuar një letër kërkesë nga Blerim Kuçi për lirim nga detyra”, ka thënë ajo.

Baxhaku tha se lirimi i detyrës së Kuçit lidhet me fushatën zgjedhore.

“Ka kërkua lirim nga detyra  me arsyetimin se dëshiron të angazhohet në fushatë”, tha ajo për arbresh.info.

Kuçi kishte pranuar detyrën e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit më 5 qershor 2020.  Ndërkohë zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen më 14 shkurt. /arbresh.info/

Të ngjashme