Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si ministër.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.
“Kryeministri ka pranuar një letër kërkesë nga Blerim Kuçi për lirim nga detyra”, ka thënë ajo.
Baxhaku tha se lirimi i detyrës së Kuçit lidhet me fushatën zgjedhore.
“Ka kërkua lirim nga detyra me arsyetimin se dëshiron të angazhohet në fushatë”, tha ajo për arbresh.info.
Kuçi kishte pranuar detyrën e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit më 5 qershor 2020. Ndërkohë zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen më 14 shkurt. /arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...