Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, ka ofruar dorëheqje nga kjo pozitë.Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur burime të “Betimit për Drejtësi” brenda kësaj gjykate.
“Betimi për Drejtësi” ka tentuar të kontaktoi me Kabashiqin, mirëpo ai nuk ka qenë i qasshëm.Kurse, nënkryetari i kësaj gjykate, Ali Kutllovci, ka thënë se sot gjatë ditës e kanë thirr në një takim urgjent në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), pa treguar nëse dorëheqja e Kabashiqit, ka qenë arsye e këtij takimi.
“Betimi për Drejtësi”, ka provuar të kontaktoi edhe me zyrtarë të KGJK-së, mirëpo ata nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me këtë çështje.Mirëpo, burime të “Betimit për Drejtësi”, brenda KGJK-së, kanë bërë të ditur se pikërisht dorëheqja e Nikolla Kabashiqi nga pozita e kryetarit të Themelores në Mitrovicë, ka qenë arsyeja e këtij takimi.
Diskutimi për këtë temë, ende është duke vazhduar në KGJK.Ndryshe, më 24 tetor të vitit të kaluar, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi kishte dekretuar gjyqtarët dhe prokurorët serbë, në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në bisedimet e Brukselit.
Ndërsa, më 31 tetor të atij viti, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka zgjedhur Nikolla Kabashiqin, kryetar të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, pasi sipas kësaj marrëveshjeje, parashihej që kjo gjykatë të udhëhiqej nga komuniteti serb.Kurse, nënkryetar i kësaj gjykate ishte zgjedhur Ali Kutllovci.
Kafeja, sekreti për zemër të shëndetshme dhe jetë më të gjat...
Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 v...
Vodhi zinxhir në vlerë prej 500 euro, arrestohet gruaja në P...
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...