Google ADS

Jep dorëheqje kryetari i AKR-së në Skenderaj

15:12 | 31 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryetari i AKR-së në Skenderaj, Musa Dervishaj ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Derivaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se e hëna është dita e fundit si kryetar i AKR-së në Skenderaj dhe si anëtarët i saj.

“Për mua aktiviteti politik si kryetar i AKR-së dega e Skënderajit por edhe si anëtar i saj mbyllet sot më 31.12.2018!”, ka shkruar ai.

Ai  po ashtu ka shprehur mirënjohje për anëtarët e AKR-së të cilëve u ka dedikuar të gjitha sukseset.

“Të gjitha sukseset dhe meritat e AKR’së dega e Skënderajit u takojnë juve të dashur anëtar dhe përkrahës të një ndryshimi që u pa për herë të parë në komunën tonë! Përjetësisht mirënjohēs të gjithë juve,Musa Dervishaj ish kryetar i AKR’së dega e Skënderajit”, ka përfunduar Dervishaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme