Kryetari i Degës së AAK-së në Podujevë, Fatmir Humolli ka dhënë dorëheqje nga Aleanca.
Ai ka shkruar një letër me arsyet e largimit nga të gjitha pozitat në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, Humolli ka shkruar se “Pikërisht për këto premtime të pa mbajtura dhe veprimet e tanishme të Aleancës dhe kryetarit Ramush Haradinaj që janë në kundërshtim direkt me veprimet sa ishim bashkë në opozitë dhe në koalicion me qytetarët e vendit, për shkak të kësaj paqëndrueshmërie politike dhe tjetersimin e partiseë duke u shndërruar në një subjekt labil politik, une sot ndihem i tradhëtuar ashtu siç ndihen shumë votues të AAK-së, e veçanërisht votuesit të cilët i përfaqësoj unë”, ka shkruar ai.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Të nderuar qytetarë, bashkpunëtorë e miq,
Vite më parë Aleancës iu bashkova duke e parë si parti me potencial për të ndryshuar gjërat në vend, duke besuar se ka guximin dhe qëndrueshmërinë e duhur për ti quar përpara proceset e mëdha, pashë në të mundësinë e ndikimit tim dhe frymës që unë me rrethin tim përfaqësojmë.
Ishim bashkë kundër keqqeverisjes së vendit, ishim bashkë në formacione të ndryshme opozitare e protestuese, bashkë me shumë qytetarë ishim për kundërshtimin e dy temave më të rëndësishme e më të përfolura viteve të fundit, atë të Asociacionit dhe të Demarkacionit në veçanti. Lobuam kundër kësaj marrëveshjeje (duke e ditur se sa e dëmshme është) dhe u thirrëm në të edhe gjatë fushatës zgjedhore, premtuam se kjo marrëveshje do të rrezohet në Kuvendin e Republikës dhe se nuk do ti nënshtrohemi presioneve dhe shantazheve të askujt, pa përjashtime, në ndalimin e kësaj të keqe qe po i kanosej Kosovës. Premtuam se kufiri do të vendoset në Kullë e në Qakorr, premtuam se don të ketë qeverisje ndryshe nga ajo që kemi parë deri tani.
Pikërisht për këto veprime dhe premtime që ne i bëmë, sot Aleanca është në krye të Qeverisjes.
Pikërisht për këto premtime të pa mbajtura dhe veprimet e tanishme të Aleancës dhe kryetarit Ramush Haradinaj që janë në kundërshtim direkt me veprimet sa ishim bashkë në opozitë dhe në koalicion me qytetarët e vendit, për shkak të kësaj paqëndrueshmërie politike dhe tjetersimin e partiseë duke u shndërruar në një subjekt labil politik, une sot ndihem i tradhëtuar ashtu siç ndihen shumë votues të AAK-së, e veçanërisht votuesit të cilët i përfaqësoj unë!
Prandaj, me anë të kësaj letre dua të ju njoftoj për dorëheqjen time nga të gjitha pozitat në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Dorëheqja ime është e matur mirë dhe paraqet hapin e fundit të parevokueshëm pas një serë hapash të tjerë, kritikash dhe paralajmerimeve drejtuar kryetarit të Aleancës!”.
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër