Ylber Çitaku ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë, pasi është arsyetuar se i ka munguar mbështetja institucionale.
Në një shkresë që ka siguruar Insajderi, dëshmohet se Çitaku ka paraqitur sot pranë Bordit të Ndërmarrjes së “Stacionit të Autobusëve” në Prishtinë, dorëheqjen nga pozita e kryeshefit.
“Jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv”, thuhet në letrën që Çitaku u ka dërguar anëtarëve të bordit të ndërmarrjes.
Arsyeja e dorëheqjes, sipas Çitakut, ka qenë sabotimi i punës së tij nga institucionet.
“Mungesa e mbështetjes institucionale (deri në sabotim) e bënë të pamundur vazhdimin e kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive të KE, sipas kontratës së punës dhe ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës”, ka thënë Çitaku në letrën e tij drejtuar Bordit të “Stacionit të Autobusëve”.
Në letrën e dorëheqjes, ish-kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve” ka falënderuar punëtorët e ndërmarrjes. “Krejt në fund i falënderoj të gjithë ata që për këto dy vite ofruan bashkëpunim korrekt e profesional duke filluar nga anëtarët e BD, pjesëtarët e stafit dhe bashkëpunëtorët e jashtëm”.
Çitaku është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai kishte kandiduar për asamblist të Kuvendit Komunal të Prishtinës në radhët e kësaj partie, në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit./insajderi
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...