Deputeti Faton Topalli ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Indeksonline. Ai në letrën e dërguar tek anëtarët e Kryesisë së kësaj Lëvizje ka përmendur shqetësimet e tij të kahershme për subjektin të cilit i përket.
“Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kur bëra pronocimin për linqimin e Aida Dergutit, than që e kam për pushtet. Unë po jap nje shembull të kundërt. Nuk e kam për pushtet. Po jap dorëheqja nga të gjitha pozitat që kam në Lëvizje prej Anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm e deri tek Drejtuesi i Komitetit për Mbrojtje Sociale, rrespektivisht politika sociale. Pra le ta mbajn pushtetin ata që e duan. Si anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje do t’i pergjigjem Keshillit të Përgjithshëm sa herë që të ketë dëshirë për të raporuar për punën time si deputet”, ka shkruar Topalli në letrën e tij.
Letra e Topallit:
Të nderuar anëtarë të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje
Pas dorëheqjes së Dardan Molliqajt, Sekretar Organizativ, anëtarëve të Kryesisë Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi, Dardan Sejdiu, Aida Dërgutit, Zgjim Hysenit dhe disa deputetëve dhe Kryetarit të deritashëm të Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri nga Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund të mos e pranoj se jamë i shqetësuar për zhvillimet në Lëvizje.
Para më shumë se një viti e gjysmë u takuam në Shëngjin për të diskutuar për dy dit me radhë për politikat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe pata shumë shpresë se do të fillonte një dialog i brendëshëm, por ky takim doli gati krejtësisht i pafrytshëm. Ajo që ndodhi më pas ishte vazhdimi i të njejtës praktikë.
Gjatë zgjedhjeve nacionale kam kuptuar se më kishin etiketuar si pjesë e grupit të Dardan Molliqajt edhe pse unë i takoja Lëvizjes dhe asnjë grupi. Kjo u bë edhe më transparente gjat zgjedhjeve lokale të cilat i humbëm në Ferizaj mes tjerash edhe për shkak të kësaj çasje.
Kur ne dhjetor të vitit të kaluar dola në mbrojtje të të Aida Dërgutit dhe kundër linqimit të sajë publik,për shkak që dikush brenda nesh ishte i intersuar që mospajtimet e brendëshme t’i bënte publike duke shfrytëzuar një gabim të sajë, kërkova që cështjet e brendëshme të diskutoheshin brenda Lëvizjes dhe u distancova nga ata që përdorën gjuhen e sharjeve dhe të etiketimeve. Kjo bëri që fushata e sulmeve ndaj meje të rritej në atë masë çfar nuk kisha pasur mundësi ta paramendoja.
Gjat rrugëtimit tim në Lëvizjen vetëvendosje, jam pajtuar me shumicën e politikave në Lëvizje ashtu siç kam shprehur edhe shqetsimet e mia për gjërat për të cilat nuk jamë pajtuar. Disa prej shqetsimeve i kam paraqitur në Këshillin e Përgjthshëm si punën e simboleve të Republikës së Kosovës për të cilat kam kërkuar të rrespektohen derisa ta kemi shumicën parlamentare për ti ndryshuar zyrtarisht ato. Jam shprehur gjithashtu pro koalicioneve të cilat në raste të veçanta kan qenë, për mendimin tim, të domosdoshme, edhe pse ne nuk janë bërë.
Gjatë rrugtimit tim politik prej vitit 1978 kam vepruar në subjekte të ndryshme politike. Mjerisht në asnjë subjekt politik nuk kam pasur më pak ndikim se sa brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Sot, me që punët e shtëpisë po diksutohen në publik, për çka unë kam qen kundër dhe jam deklaruar publikisht, nuk mund të mos e pranoj që ashtu si edhe shumë kolegë e kolege të tjera kam disa qëndrime që dallojnë nga ato që jan mbajtur në praktikë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Personalisht kam bindje prej socialdemokrati. Kjo është edhe arsya pse jamë anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje. Mjerisht në në strukturën e Lëvizjes Vetëvendosje gjejm gjithçka, prej fetarve e besimtarve politik e deri tek të djathtit ekstrem dhe ultranacionalistët. Të tillët as nuk më përfaqësojnë e as i përfaqësoj unë, madje nuk kam asgjë të përbashkët me ta. Si rezultat i kësaj përzierje kemi nje disproporcion mes programit politik dhe përfaqësimit ideologjik në struktura të Lëvizjes Vetëvendosje. Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i kthehet shtresës së cilës përfaqëson me koncept politik. Angazhimi për atëdheun është edhe çështje e socialdemokracisë, por nacionalizmi ekstrem nuk i zgjidh problemet e vendit.
Jam për dialog të hapur, demokratik të mirfillt dhe krijim të kushteve për një dialog konstruktiv dhe të sinqert i cili dy vitet e fundit mungoi. Çdo shprehje e dallimeve u konsiderua anti Lëvizje. Rasti më i freskët është linqimi publike ndaj të gjithë atyre që shprehën paknaqësitë e tyre publikisht dhe u deklaruan për reforma në Lëvizje. Të gjithë ata që deri tani shfaqën paknaqësi u larguan apo u përjashtuan nga Lëvizja Vetëvendosje ose u etiketuan si njerëz të sherbimeve të ndryshme prej SHIK-ut e deri tek bashkëpunëtorë të Sigurimit Serb. Nëse ka demokraci, nëse ka gadishmëri për dialog dhe reforma pse është kaq i dhimbshëm mendimi ndryshe dhe pse nuk durohet fare si i tillë?
Shteti i Kosovës ka simbolet e tij. Ato iu imponuan padrejtësisht . Edhe pse ne i përdorim letërnjoftimet, lejet e makinave, pasaportat e dokumente të tjera me këto shenja, politikisht nuk i njohim. Jam i mendimit se duhet ti respektojmë derisa të krijojmë shumicën parlamentare për t’i ndryshuar.
Me gjuhën tonë poltike dhe shikimin jo rrallë bardh e zit të gjërave kontribuam për një klimë politike e cila nuk la vend për dialog dhe koncensus shoqëror. Nuk ka zhvillim ekonomik, politik dhe ecja përpara pa konsenzus. Nuk janë të gjithë ata që nuk pajtohen me ne armiq për jetë a vdekje, por kundërshtar ton politik, disa më të mëdhenjë dhe të tjerët më të vegjël. Ata me të cilët duhet të merret prokuroria dhe gjykatat le të meren ato. Ne nuk jemi as prokuror e as gjykatës.
Sot demoracia ka përcaktuar rregullat e sajë. Jam për rrespektimin e këtyre rregullave si brenda ashtu edhe jasht Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kundër përdorimit të metodave jokonvencianale në kushte paqeje si mjete të politikës.
Jam për më pak parolla, deklarime parimore dhe shumë më shumë për veprime konkrete në drejtim të bashkimit të shqiptarëve në ekonomi, politik, kulturë. Është më leht ecja dhe implementimi i qëllimeve hap pas hapi se sa poltikat e quajtura parimore, e që nuk qojnë në asnjë rezultatt konkrete. Ne kemi mundësi të bëjmë më shumë me Shqipërinë, më shumë me shqiptarët e Maqedonisë, Luginës së Preshevë dhe Malit të Zi, më shumë me mërgatën dhe për mërgatën kudo në botë.
Këto janë disa nga preokupimet e mia.
Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kur bëra pronocimin për linqimin e Aida Dergutit, than që e kam për pushtet. Unë po jap nje shembull të kundërt. Nuk e kam për pushtet. Po jap dorëheqja nga të gjitha pozitat që kam në Lëvizje prej Anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm e deri tek Drejtuesi i Komitetit për Mbrojtje Sociale, rrespektivisht politika sociale. Pra le ta mbajn pushtetin ata që e duan. Si anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje do t’i pergjigjem Keshillit të Përgjithshëm sa herë që të ketë dëshirë për të raporuar për punen time si deputet.
Në kushtet e krijuara konsideroj që nuk ka vend për diskutime përmbajtësore, as për reforma. Ata që dhanë dorëheqje u cilësuan si puqist. Puqi i vërtet ndodhi ndaj Visar Imerit dhe atyre që po konsiderohen si puqist. Mund të më quani edhe mua sit të tillë po deshtët edhe pse edhe mua mu bë puq si gjat zgjedhjeve nacionale ashtu edhe gjat zgjedhjeve lokale. Kjo nuk më dhemb fare dhe le të mbetet çështje e ndergjegjjes së atyre që vepruan kundër meje, pra kundër Lëvizjes.
Unë mbetem edhe mëtutje anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje. Nëse Lëvizja Vetëvendosje ka forcën e brendëshme të ndyshimit ajo do të mund të ec përpara dhe unë do të jem mbështetës i sajë. Nëse nuk ka kompromis, e kjo kështu duket të jet momentalisht, është më mirë të ndahemi dhe të bashkohemi në pikat që na bashkojnë se sa të merremi pafundësisht me njëri tjetrin. Nëse vjen deri tek ndarja, çfar nuk do ta dëshiroja, mund të bashkëpunojmë me njeri tjetrit. Besoj se qëndrojmë shumë më afër se sa me ata që deshëm t’i bëjmë partner koalicionesh.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...