Prokurorja Carla Del Ponte ka dhënë dorëheqjen nga ky post, duke shpërthyer në një fjalim lamtumirë në Gjenevë, duke thënë se në Siri ka krime që nuk janë ndëshkuar.
Del Ponte, prokurore për krimet e luftës ka njoftuar që muajin e kaluar se do të jepte dorëheqjen nga posti që mbante, për shkak të mosndëshkueshmërisë të krimeve të luftës që kanë ndodhur në Siri, shkruan “The Sun Daily”. Ajo tha se do ta lërë Komisionin e Hetimeve, COI për Sirinë, panel mbështetur nga OKB që ka mbledhur dëshmi për mizoritë e kryera në shtetin sirian, që prej shpërthimit të luftës civile në vitin 2011.
“Unë jap dorëheqje duke i dhënë fund zhgënjimit tim”, tha ajo në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, pasi COI ka prezantuar të dhënat e fundit.
“Shtatë vjet krime në Siri dhe ka një pandëshkueshmëri totale. Kjo është e papranueshme”, ka thënë prokurorja e njohur e krimeve të luftës.
Del Ponte, prokurore nga Zvicra ka punuar në gjykata ndërkombëtare, të cilat kanë zbardhur krime lufte si ajo për krimet në ish-Jugosllavi dhe në Ruanda. Ajo shtoi se kur është bashkuar me COI nuk besonte se bashkësia ndërkombëtarë do të ngrinte një gjykatë për krimet e luftës në Siri, e cila do të dështonte në mënyrë totale.
Komisioni në fjalë i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të çuar krimet e Sirisë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, një përpjekje që është bllokuar nga aleati i regjimit të Damaskut, Rusia.
“Pse nuk është e mundur që të kemi një gjykatë”, ka thënë Del Ponte. Ajo iu drejtua në fjalën e lamtumirës direkt ambasadorit sirian Hussam Edin Aala. COI ka akuzuar të gjitha palët e përfshira në konfliktin e Sirisë, qeverinë dhe kryengritësit, për kryerje të veprave penale të luftës në shtetin sirian.
Në raportin e fundit paraqitur në Këshillin e të Drejtave të hënën Damasku akuzohet për kryerjen e një sulmi kimik i cili ka vrarë dhjetëra njerëz në Khan Sheikhun, në muajin prill. Një trupë e re e OKB-së, quajtur Mekanizmi Ndërkombëtar i Paanshëm dhe i Pavarur kohët e fundit ka nisur punën në Gjenevë për të ndëshkuar kriminelët, në mënyrë individuale.
Del Ponte tha për mekanizmin në fjalë se është një hap i vogël drejt drejtësisë. Por shefja e Mekanizmit Catherine Marchi Uhel e Francës në fillim të muajit u shpreh se zyrat e saj nuk kishin fuqi për për të sjellë në tavolinë akuzat ndërkombëtare.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?