Google ADS

Jep dorëheqje anëtari i Kryesisë së AAK-së

23:46 | 22 Dhjetor 2020
L G

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besim Demi, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Demi njoftoi për dorëheqjen e tij disa orë pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie.

“Nuk jam më pjesë e AAK-së”, ka shkruar Demi në Facebook.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, AAK-ja menjëherë ka mbajtur mbledhje të Kryesisë për të analizuar situatën e krijuar, meqë vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje.

Të ngjashme