Vazhdimin e dialogut të martën, mes Kosovës dhe Serbisë, e ka konfirmuar Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësuesit të Lartë të BE, për “Novosti”.
Kocijancic ka thënë se krerët e ekipeve teknike negociuese, Marko Gjuriq dhe Avni Arifi e kanë konfirmuan pjesëmarrjen në bisedimet që do të mbahen nga 16 deri në 18 janar në Bruksel.
Është parashikuar që brenda tri ditëve në rendin e ditës të jenë, zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, Liria e Lëvizjes dhe Gjyqësia.
“Bashkimi Evropian pret nga të dy palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedime dhe të kenë qasje të orientuar drejt rezultateve”, ka thënë Maja Kocijancic.
Këtë vit dialogu do të jetë në nivel presidencial, por takim mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti të Kosovës, Hashim Thaçit ende nuk është planifikuar.
Kujtojmë, së hera e fundit, që Thaçi dhe Vuçiq u takuan ishte më 31 gusht në zyrën e Përfaqësuesit të Lartë Federica Mogerini. /Lajmi.net/
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...
Rryma i fiku edhe në Porto Riko, pothuajse i gjithë vendi pa...
Rovena po martohet sonte? Xheneta dhe Vullneti në dyshime, s...