Më 18 korrik përfaqësuesit e shtetit do ta takojnë Frederica Mogherinin, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian.
Lajmin për Info Magazine e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi.
“Do të takohemi me Mogherinin që të dakordojmë hapat e mëtutjeshëm për dialogun me Serbinë, gjithashtu do të konfirmojmë përkushtimin tonë për këtë proces”.
“Në të njëjtën kohë do të njoftohemi drejtpërdrejt nga Mogherini se cilët janë planet dhe hapat për zhvillimin e dialogut”.
Në këtë takim do të marrin pjesë, Presidenti Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri dhe Ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi.
Gashi ka ftuar edhe opozitën që të bëhen pjesë e këtij procesi, ndërsa ka thënë se gjatë takimeve që kanë zhvilluar nuk ka pasur kundërshtime, por vetëm diskutime sipas tij për këtë temë të ndjeshme.
Ai në Info Magzine ka thënë se dokumenti i dalë në media për hapat e mëtutjeshëm të dialogut nuk është ai zyrtari dhe se nuk e kanë trajtuar si të tillë.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...