Besnik Tahiri, shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, është përplasur në seancën e sotme të Kuvendit me Ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Tahiri e ka quajtur Muratin “ministrin më të dështuar të Qeverisë”, pasi sipas tij Ministria që ai drejton nuk po i merr parasysh kërkesat e kryetarëve të komunave.
Tahiri ka përmendur këtu rrugën Prishtinë-Podujevë, që ishte një nga premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje në fushatë zgjedhore.
“Je ministri ma i dështum në Qeverinë Kurti. Është rruga Prishtinë-Podujevë. Jeni dalë në fushatë zgjedhore jeni ba gaz. Mos fol kështu, fol me argumente. Del thua ju keni lista dëshirash. Unë nuk kam listë dëshirash se skam kurrë nevojë për ty. Pres me pasë një diskutim përmbajtësor me argumente. Kryetarët e komunave t’i kanë çu kërkesat për disa ligje, diskuto me ta”, ka thënë Tahiri në Kuvend./arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...