Parlamenti Evropian në seancën plenare më 23 mars do të votojë miratimin e draft rekomandimit në lexim të dytë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Draft-rekomandimi do të paraqitet nga raportuesi për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, holandezi Thijs Reuten.
Javë më parë, 27 ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian miratuan vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Vendimi përfshin edhe pesë vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Këshilli miratoi në lexim të parë pozicionin e vet për udhëtimin pa viza për bartësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.
Rregullat e reja do t’u lejojnë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë në vendet e Bashkimin Evropian pa një vizë dhe të qëndrojnë në këto vende për 90 ditë gjatë periudhës prej 180 ditësh” – thuhet në një njoftim të Këshillit të kryesuar nga Suedia.
Po ashtu në njoftim thuhet se qytetarët e Kosovës nuk do të kenë nevojë të kërkojnë vizë për udhëtim që nga data kur sistemi evropian i udhëtimit ETIAS që shërben për regjistrimin e të dhënave, të jetë funksional, dhe jo më vonë se një janari i vitit 2024. /rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...