Sot në konferencën e rregullt javore, Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së z. Avdullah Hoti, ngriti tri tema të rëndësishme për vendin siç janë Raporti i BE –së për Kosovën, Platforma e re për dialogun me Serbinë si dhe çështjen e organizimit të tryezës me partitë politike.
Duke bërë vlerësimin për Raportin e BE-së për Kosovën, z. Hoti theksoi se koalicioni qeverisës nuk ka arritur të adresojë çështjet me rëndësi të lidhura me progresin e Kosovës drejt BE –së dhe as të krijojë konsensus politik për çështjet me rëndësi nacional.
Duke komentuar Platformën e re për dialog me Serbinë të miratuar dje në Qeveri z. Hoti vuri në vëmendje varfërinë e përmbajtjes së këtij dokumenti i cili për më tepër nuk definon as temat për diskutim, as parimet dhe as afatet kohore. Ai gjithashtu shprehu edhe pakënaqësinë lidhur me rolin që i jep kjo platformë Presidentit në procesin e dialogut duke theksuar se ky rol i atribuohet atij në mungesë të fuqisë së koalicionit qeverisës për të udhëhequr proceset madhore të vendit.
“LDK-ja do të analizojë në ditët në vijim këtë platformë dhe në konsultim me strukturat e veta dhe Grupin parlamentar do të marrë vendim” tha z. Hoti.
Së fundi z. Hoti njoftoi për Tryezën e partive politike e cila pritet të mbahet të mërkurën e javës së ardhshme.
“Kjo tryezë ku do të përfshihen të gjitha partitë politike në vende është e domosdoshme duke pas parasysh krizën institucionale dhe politike që po kalon vendi, humbjen e shumicës parlamentare, mosfunksionimin normal të Kuvendit si dhe dështimin e funksionimit ligjor dhe kushtetues të institucioneve siç ishte rasti me dëbimin e gjashtë shtetasve turq”, theksoi z. Hoti.
Ai gjithashtu bëri të ditur edhe dy nga çështjet themelore në të cilat do të koncentrohet kjo tryezë dhe ato janë : Mënyra se si të adresohen çështjet madhore për vendin, siç janë dialogu me Serbinë, reformat për integrim në BE, në të cilat çështje nuk duhet të ketë rivalitet politik, tash dhe në të ardhmen, gjatë fushatës zgjedhore dhe gjatë qeverisjes së ardhshme si dhe Përgatitjet e nevojshme teknike për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike për të nxjerrë një qeveri stabile dhe të përgjegjshme./Arbresh.info/
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...