Google ADS

Javën e ardhshme përkujtohet masakra e 3 dhe 4 shkurtit në Mitrovicë

11:40 | 1 Shkurt 2020
A. B.

Në Mitrovicë do të mbahet një akademi përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të masakrës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000.

Akademia do të mbahet të martën, duke filluar nga ora 12:00, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Kjo akademi është organizuar nga Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut- Qendra Rajonale në Mitrovicë.

Gjatë 3 dhe 4 shkurtit serbët vranë në Mitrovicë u vranë 10 qytetarë shqiptarë, u plagosën 25 shqiptarë si dhe ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre 1564 familje me gjithsej 11.394 anëtarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme