Qeveria ka në plan që javën e ardhshme t’i nisë diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Zhvillimi ndodh vetëm pak ditë pasi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës u janë kthyer institucioneve, pas një bojkoti prej gati gjashtë muajsh, shkruan sot Koha Ditore.
Informatën për nisjen e këtyre diskutimeve e ka konfirmuar për gazetën zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj.
“Pas kthimit të serbëve kosovarë në institucione, nga java e ardhme e diskutojmë edhe këtë çështje”, ka theksuar ai.
Në fund të muajit të shkuar, kryeministri Mustafa pati treguar se ka iniciuar procesin e hartimit të Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por përfaqësuesit e serbëve nuk i ishin përgjigjur ftesës për t’u përfshirë në proces.
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër