Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar seancën e radhës në gjykimin kundër ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj dhe tre të akuzuarve të tjerë në këtë rast Vlora Goranit, Mentor Seferaj dhe Ali Seferaj.
Pas një pauze të gjatë, Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar datën 15 dhjetor kur do të mbahet shqyrtimi kryesor ndaj Mekajt dhe të akuzuarve të tjerë.
Lajmin për arbresh.info e ka bërë të ditur zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se seanca në fjalë është caktuar të mbahet me dt. 15.12.2017 në ora 09.30 në Departamentin për Krime të Rënda- Gjykata Themelore në Prishtinë”, ka bërë të ditur Gashi.
Vendimi i Themelores për caktimin e procesit gjyqësor ndaj SaliMekajt dhe tre të akuzuarve të tjerë në këtë rast ka ardhur pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’a lënë në fuqi pjesshëm aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 11.07.2017, e më këtë rrjedhimisht edhe aktakuzën e Prokurorisë Speciale.
Gjykata e Apelit në aktvendimin e saj pati liruar nga akuza ish-kryetarin e saj, SalihMekaj, për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ku thuhej se Mekaj në mars të vitit 2015 ishte takuar me të dëmtuarin Zef Gruda dhe djalin e tij, Pal Gruda për kthimin e një borxhi për një të afërm të tij.
Sipas aktakuzës, ky takim ishte aranzhuar për qëllim të nxjerrjes së borxhit në shumë prej 200,000 eurosh, që Gruda i kishte të afërmit të tij, Asdren Mekajt.
“Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, nuk ekziston asnjë element inkriminues në veprimet e të pandehurit Mekaj, kjo për faktin se qëllimi ka qenë zgjidhja e problemit në mes dy familjeve dhe për këtë arsye është gjetur kisha-katedralja në Prishtinë si vendtakim për arritjen e marrëveshjes”, thuhej në aktvendimin e Apelit.
Ndryshe, aktakuza ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, SaliMekaj dhe tre të pandehurve tjerë Vlora Goranit, Mentor Seferaj dhe AliSeferaj, është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 31 maj të vitit 2016.
Sipas aktakuzës, Mekaj, në cilësinë e personit zyrtar ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar, me qëllim të përfitimit të dobisë për vete dhe për persona të tjerë. Mekaj i ka premtuar të pandehurës Vlora Gorani se do të angazhohet për caktimin e shqyrtimit gjyqësor në dy raste, si dhe ricilësimin juridik të veprave penale, nga veprat penale më të rënda në ato më të lehta, në mënyrë që dy të pandehur në ato raste të lirohen nga paraburgimi.
I pandehuri Mekaj me këtë qëllim ka kërkuar nga gjyqtarja e njërit rast në fjalë që ta caktojë shqyrtimin gjyqësor në atë lëndë, në kundërshtim me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës.
Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtin, Shasivar Hoti pati vendosur ta mbyll për publik gjykimin për korrupsion në rastin e SaliMekajt, i cili ishte edhe rasti i vetëm ku Gjykata ka vendosur të mbyllë krejt gjykimin./ Arbresh.info/Gita Lushi
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist