Për herë të parë Tirana do të ulë në një tavolinë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit më të lartë të këtij Unioni.
Në Samitin e Berlinit që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar pritet që pashmangshëm temë diskutimi të jetë sulmi i 24 shtatorit në Banjskë.
“Nga ky takim do kemi vetëm një marrëveshje që do nënshkruhet nga pjesëmarrësit, e që është njohja e kualifikimeve profesionale dhe pashmangshëm temë diskutimi do jetë edhe çështja e sulmit terrorist në veri. Mbetet të shihet se cilat do jenë konkluzat që do nxirren nga ky takim I nesërm dhe sesi do reflektojë tema rreth sulmit në Banjskë. Por pashmangshëm do jetë temë diskutimi sepse akoma nuk ka një epilog nga hetimet ndërkombëtare”, tha për RTK Fidan Ukaj analist.
Kurse analisti Visar Xani tha se procesi i Berlinit është një ngjarje shumë e rëndësishme diplomatike që Kosova duhet ta shfrytëzoj për të paraqitur interesat e saj politike dhe diplomatike.
“Kosova duhet të shfrytëzoj këtë takim për të lobuar dhe për të demaskuar çfarë vërtetë ka ndodhur në veriun e Kosovës, me qëllim që Kosova të mbështetet në argumentet e saj që Beogradi dhe Serbia është e njëjta që ka qenë më herët”, tha ai.
E situata pas sulmit terrorist në Banjskë, të shtunën do t’i sjellë në Kosovë 5 emisarët e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Francës e Italisë.
Sipas njohësve të çështjeve politike, për Kosovën ditët në vazhdim janë shumë të rëndësishme.
“Është një përpjekje e re e Bashkimit Evropian, dhe SHBA-ve që palët t’i kthejë në proces dialogut të vazhdojë dialogu dhe zbatimi i marrëveshje që kanë ngecur për shkak të sulmit terrorist në veri të vendit. Pa u ndëshkuar Serbia, Qeveria e Kosovës duhet të hezitojë të kthehet në proces dialogues sepse ka qenë një sulm terrorist i orkestruar dhe i shtyrë pikërisht nga Serbia dhe presidenti Vuqiq”, tha a Fidan Ukaj.
“Është mirë që Kosova ta përdor gjuhën e argumenteve diplomatike dhe politike, të tregoj ngjarjen si ka ndodhur në veri të Kosovës edhe pse emisarët janë në dijeni, por Kosovës i duhet edhe një fuqi më e madhe diplomatike për të gjetur formulën që na ofron drejt një marrëveshje dhe zbatimit të marrëveshjes”, tha Visar Xani.
Vizita e emisarëve në Prishtinë dhe Samiti i Berlinit në Tiranë zhvillohen tri javë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...