Google ADS

Java vendimtare e Gjykatës Kushtetuese

09:16 | 25 Maj 2020
Arbresh.info

Gjykatës Kushtetuese e i kanë mbetur edhe katër ditë deri në marrjen e vendimit final për qeverinë e re, shkruan Arbresh.info.

Presionet ndajë Gjykatës kanë nisur që nga dërgimi i dekretet të presidentit, në Gjykatë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Derisa jemi në pandemi, që ka dëmtuar rëndë ekonomitë globale dhe ka ndryshuar ritmin e jetës, si dhe ndërkombëtarët po na presin për një marrëveshje paqeje dhe finale me Serbinë, kemi betejë të brendshme që do të përcaktojë shumë zhvillime në vitet që do të vijnë. Presioni është i madh.

Lëvizja Vetëvendosje po angazhohet fort që të shkohet në zgjedhje të cilat konsideron se i fiton me 51%. Në faqen e saj në Facebook, partia që po e drejton vendin këto ditë 100 e më shumë ditë, postoi një video të përgatitur këtu në Kosovë e të inspiruar nga Koreja Jugore. Në të tregohet se si mund të votohet në kohë pandemie.

Ky reagim i saj, vjen pak orë para se të hyjmë në javën vendimtare për zhvillimet politike në vend:

Do të kemi Qeveri të drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së apo do të shkojmë në zgjedhje, shkruan Reporteri?

Këtë do ta përcaktojë Gjykata Kushtetuese, e cila si asnjëherë më parë konsiderohet se është përballë me presion nga jashtë, sa i përket vendimit në lidhje me dekretin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin për Kryeministër, pasi që Albin Kurti nuk u përgjigj në 4 letra që i shkuan për të provuar të krijojë sërish një Qeveri, pas asaj 51 ditëshe me LDK-në.

Deri më 29 maj, ditë e premte, është afati kur Gjykata Kushtetuese do të vendos për lëndën në fjalë. Më 1 Maj e pezulloi dekretin e Thaçit.

Në media dhe nga njohës të çështjeve kushtetuese po flitet për një opsion që Gjykata ta nxjerrë një vendim që ia njeh të drejtën e krijimit të Qeverisë edhe një subjekti tjetër, por paraprakisht do të kërkojë që VV ta ketë një afat për të treguar nëse i ka numrat apo jo. Mirëpo, kjo është kundërshtuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ky institucion ditë më parë reagoi edhe ndaj dy krerëve institucionale më të lartë në vend dhe rivalëve kryesorë politikë, Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit. Pohoi se ndjehet nën presion nga këta dy.

“Gjykata Kushtetuese po ndjekë me shqetësim diskursin publik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga Presidenti dhe Kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike, të cilët duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të Presidentit për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re. Gjykata Kushtetuese e dënon ashpër këtë ndërhyrje në pavarësinë e vet institucionale, si dhe përpjekjen e akterëve politik dhe institucional për të përfshirë Gjykatën Kushtetuese në debate politike ditore.

Gjykata Kushtetuese dënon po aq ashpër edhe përfoljen e gjyqtarëve individual, si persona që kanë autorizime apo përgjegjësi vendimmarrëse individuale në këtë çështje”, tha Gjykata në një reagim.

Derisa të gjitha subjektet politike janë shprehur se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

 

 

Të ngjashme