Java kundër braktisjes së shkollës, Nagavci: Nismë e rëndësishme, do të angazhojmë të gjitha grupet e interesit

09:48 | 20 Nëntor 2024
E.H

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka theksuar se fëmijët janë e ardhmja e Kosovës dhe se angazhimi i gjithë institucioneve duhet t’u përkushtohet atyre.

Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi rëndësinë e dëgjimit të zërit të sinqertë të fëmijëve.

“Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe i gjithë angazhimi ju përkushtohet atyre. Ne duhet të ju kushtojmë rëndësi fëmijëve për zërin e tyre të sinqertë. Sot, Ministria e Arsimit ka shpallur fillimin e Javës Kundër Braktisjes së Shkollës, një iniciativë që do të përfshijë një sërë aktivitetesh dhe do të angazhojë të gjitha grupet e interesit”, tha Nagavci.

Ministrja Nagavci u shpreh se kjo nismë është një hap i rëndësishëm në luftën kundër braktisjes së shkollës.

“Sot Ministria e Arsimit shënon nisjen e javës kundër braktisjes së shkollës. Që do të vetëdijesojm të gjitha grupet e interesit, ku do të përfshijë një varg aktivitetesh. Ju garantoj që do të vazhdojmë punën për çdo fëmijë në Kosovë, me bindjen që do të angazhohemi çdo ditë për fëmijët tanë”, pohoi ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme