Me rastin e shënimit të “Javës së Sigurisë Rrugore”, ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së Rashit Qalaj, nënshkruajtën premtimin për ta përçuar mesazhin te opinioni që të jenë të kujdesshëm ne vozitje.
Me këtë rast ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se japin zotimin për më shumë siguri në rrugë.
“Për të ngritur vëmendjen dhe vetëdijen qytetare gjithsesi dhe institucioneve për më shumë siguri në rrugë në një formë ceremoniale ne krerët e Ministrisë Transportit, Policisë dhe Ministrisë Punëve të Brendshme japim një zotim një premtim për më shumë siguri më rrugë. I ftojmë qytetarët, bartësit e institucioneve në mënyrë që të rrisim vëmendjen për më shumë siguri në rrugë dhe të shpejtojmë jetë”, tha Abrashi, shkruan arbresh.info.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu tha se e vlerëson këtë nismë për faktin se për çdo vit ka humbje të jetëve të qytetarëve si pasojë e moskujdesit në vozitje.
“E vlerësojë këtë nismë për faktin se për çdo vit ka humbje të jetëve të qytetarëve si pasojë e moskujdesit. Dhe është mirë që ndoshta me këtë akt ne do të tërheqim vëmendje në mënyrë që të tregojmë të vëmendshëm gjatë ngasjes së automjetit në mënyrë që sado pak të kontribuojmë në shpëtimin e njerëzve”, tha ai.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj e ka quajtur fushatë të qëlluar dhe se duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta japim kontributin që sa më pak njerëz të lëndohen dhe të vdesin në aksidente.
“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të japim kontributin që sa më pak njerëz të kemi të lënduar dhe të vdekur. Ne kemi deri tani 24 persona më pak të vdekur se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Me anë të kësaj kampanje dhe punën e përditshme të arrijmë të kemi më pak të vdekur dhe të lënduar besoj që është fushatë shumë e qëlluar Policia e Kosovës do të angazhohet maksimalisht”, tha ai./arbresh.info
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...