Ditët e para të muajit të dhjetë parashihen të jenë më të ngrohta se java e fundit e shtatorit.
Kështu bën të ditur faqja Prishtina Weather, e cila thotë se deri në 25 gradë celsius do të shkojnë temperaturat maksimale, shkruan portali arbresh.info.
0.09.2020 – Ditëve të para të muajit tetor vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit më të rritur, që do të favorizojnë kthjellime dhe mot kryesisht me diell. Ndërkohë nga Afrika veriore gradualisht do të shtrihen masa më të nxehta ajrore që ditëve të fundjavës do të rrisin temperaturat maksimale edhe mbi 25C, e ditën e hënë në Dukagjin mund të arrijnë deri në 29C.
Ditëve të para të javës së ardhshme depërtimi i fushave të presionit të ulët mbi Itali dhe rajon, sjell sërish kushte për të reshura shiu, me mundësi edhe për bubullima.
1.10 – Vranësira dhe intervale me diell.
2.10 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë, herë herë me vranësira kalimtare. Në mëngjes freskët, në vise të ulëta mundësi për mjegull.
3.10 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.
4.10 – Shumë ngrohtë, kohëpaskohe me vranësira dhe intervale me diell. Në perëndim të vendit mundësi për ndonjë reshje lokale shiu.
5.10 – Shumë ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 7C deri 13C, e maksimalet nga 19C deri në 27C në fundjavë.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 4-10m/s.
Shtypja atmosferike në rënie, nga e premtja në rritje përreth vlerave normale./arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA