Për dallim nga vikendi, e hënja pas dite do të jetë me shi, e që do të vazhdojë deri të enjten, njofton Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, raporton arbresh.info.
Ndërsa temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri 5 gradë celsius, deri te maksimalja 13-17.
“Do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm , me diell, vranësira dhe reshje shiu. Reshjet do të jenë prezent kryesisht pasditeve dhe vende-vende do të ketë kushte edhe për zbrazje elektrike, vetëtimë dhe bubullimë. Të hënën do të mbajë mot me diell, por dikur vonë pasdite priten vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu. Reshje shiu parashihet të ketë me intervale për çdo ditë përjashtuar ditën e enjten ku pritet që masat e ajrit të jenë stabile. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të ketë luhatje të vogla nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi maksimale deri 13m/s”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...