Google ADS

Java e ardhshme me rënie të temperaturave, ky është parashikimi i motit për pesë ditët vijuese

09:58 | 8 Shtator 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti për pesë ditët e ardhshme në vend do të jetë mjaftë dinamik dhe me rënie të temperaturave.

Sipas IHMK-së, temperatura minimale këtë javë do të jetë 8 gradë celsius ndërsa maksimalja 26 gradë celsius, përcjell Arbresh.info.

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme (9-13 shtator 2024):

E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen që vende -vende të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

E martë- Mot kryesisht i vranët dhe me shi. Reshjet e shiut të shoqëruara me rrufe parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e Republikës.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-8m/s.

E mërkurë- Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s.

E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Vranësitrat në pjesën e dytë të ditës vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimt me shpejtësi 1-5m/s.

Kushtet agrometeorologjike do të jenë në përmirësim e sipër, duke përfshirë edhe kushtet hidrike./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme