Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka thënë se institucioni që udhëheq ai ka kërkuar nga ZRRE që ta shfuqizoj vendimin e vitit 2012 për faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore, për qytetarët e tjerë të Kosovës .
Jashari po ashtu ka thënë se është kërkuar që mjetet të cilat i kanë paguar qytetarët e pjesëve të tjera të Kosovës tu kthehen atyre në formën e kompensimit, shkruan arbresh.info.
“Kemi kërkuar që të shfuqizohet ky vendim i vitit 2012 dhe mjetet tu kthehen qytetarëve në formën e kompensimit duke zbritur saktësisht nivelin e faturimit për këto vite në faturat e ardhshme vijuese dhe kemi dhënë një afat prej 30 ditësh ZRRE-së për tu përgjigjur në këtë këtë raport”, është shprehur Jashari gjatë mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me Raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.
Jashari ka shtuar se ZRRE i është përgjigjur Avokatit të Popullit duke i thënë se humbjet në veri të energjisë elektrike trajtohen mbi bazën e Ligjit për Energjinë që nënkuptohet si humbje komerciale, kostoja vjetore e së cilës kap vlerën e 8 milionë eurove.
Sipas tij, kjo që po ndodh është në kundërshtim të plotë me Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ligjin për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorëve dhe Ligjin për Marrëdhënie detyrimore./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1625515157513570/
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...