Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka uruar besimtarët e Krishterë me rastin e Krishtlindjeve.
Jashari u shpreh se ky vit ka qenë i mbsuhur me sfida duke shtuar se gjatë kohërave të vështira lidhjet forcohen edhe më shumë, shkruan Arbresh.info.
“Duke marrë shkas nga fryma festive që sjell festa e Krishtlindjeve le të ju drejtohemi vlerave që na lidhin së bashku: uniteti, paqja dhe vullneti i mirë. Ky vit ka qenë i mbushur me sfida, por mos të harrojmë që gjatë kohërave të vështira lidhjet tona forcohen edhe më shumë.”, tha ai.
Në këto kohë festash, Jashari kërkoi reflektim duke mos harruar qëllimin për një mirëqenië dhe siguri më të madhe për qytetarët.
“Le të punojmë dhe shpresojmë që viti i ardhshëm do të sjellë arritje edhe më të mëdha, prosperitet dhe lumturi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Në këto kohë festash të reflektojmë dhe të vazhdojmë së bashku me vendosmëri duke mos harruar asnjëherë qëllimin tonë të përbashkët: një mirëqenie dhe siguri më të madhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë.”, shtoi ai.
“Edhe një herë, Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve e sidomos personelit ushtarak të FSK-së. Le të na mbushen zemrat me shpirtin e festës!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...