Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i ka thënë dy javë para se të shkonte në Hagë se partia e tij nuk guxon të ketë kandidat kundër familjes Jashari.
Jashari zbulon se në bisedën e tij me Veselin, ai i kishte thënë se UÇK ka lindur prej familjes Jashari.
“Dy javë para se të shkoj për në Hagë. U pat sqaruar kjo se PDK sa të jetë në Skenderaj nuk guxon të ketë kundër-kandidatit ndaj familjes Jashari sepse ne si PDK jemi dal nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Po citoj zoti Veselin. Dhe UÇK është brum, dmth lind, nga familja Jashari. Dhe ne nuk guxojmë të kemi rivalitet apo kundërthënie ndaj kësaj familje apo UÇK-së. Sepse UÇK ka lindur nga kjo familje dhe nuk guxojmë të bëjmë gabime të tilla. Pra këto kanë qenë fjalët e zotit Veseli dhe ka qenë shumë takim miqësor, për të mos thënë vëllazëror”, tha ai në T7.
Tutje ai tha se shpreson që krerët e UÇK-së në që janë në Hagë të lirohen sa më shpejt dhe të provohet lufta e drejtë e UÇK-së.
“Uroj që ata që janë atje të kthehen sa më shpejt dhe të kontribuojnë për vendin dhe të vërtetohet se UÇK të jetë përjetë ushtri e pastër”, përfundoi ai.
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...