Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e Batalionit 1-133 të Gardës Kombëtare të Ajovës, Nënkolonel Matthew Parrino, i cili është duke zhvilluar një aktivitet bilateral në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Parrino do të vëzhgojë nga afër përgatitjet e Kompanisë A të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë për zbarkim në JRTC (Joint Readiness Training Center) në SHBA.
“Njëkohësisht ekipi nga Garda e Ajovës së bashku me ekipin e FSK-së do të bëjë validimin e togut pas realizimit të detyrave përkatëse’, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Sipas tyre, në këtë takim u diskutua edhe mundësia e avancimit të bashkëpunimit në nivel taktik dhe operacional me Gardën Kombëtare të Ajovës.
Njëkohësisht Komandanri i FSK-së ka kërkuar nga Parrino që përkushtimi të jetë i lartë në ngritjen standardeve të validimit njëjtë sikur në njësitë e Ushtrisë Amerikane.
“Në fund të takimit Gjeneral Jashari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në nivele të ndryshme me Gardën Kombëtare të Ajovës dhe përkushtimin nga ana e FSK-së për të shërbyer krah për krah me trupat amerikane”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Veton Elshani: Policia asistoi “Iber Lepencin” në veri – pro...
Hajrullahu: Nuk pritet as nesër tym i bardhë nga Kuvendi i K...
Parlamenti në Shqipëri me 67 deputetë të rinj – 47 gra në Ku...
Krasniqi në takim me ambasadorin italian: Kosova ka nevojë u...
Ushtarët amerikanë dhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit e Kosovës,...
U bënë pjesë e Supërligës së Kosovës, Boroci tregon sfidat d...