Google ADS

Jashari takon shefin e stafit të KFOR-it, flasin për bashkëpunim të ndërsjellë dhe profesional

17:03 | 28 Tetor 2024
E.H

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim Shefin e Stafit të KFOR, Gjeneral Brigade Arthur Garffer.

Takimi u fokusua në bashkëpunimin e ndërsjellë dhe profesional në mes të KFOR dhe FSK, përcjell Arbresh.info

FSK përmes një njoftimi për media bënë të ditur se Gjeneral Garffer falënderoi Gjeneral Jasharin për mbështetjen e ofruar dhe vlerësoi lartë profesionalizmin e FSK-së.

Në fund të takimit Gjeneralët u zotuan që të vazhdohet ky nivel i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në kuadër të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme