Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral Bashkim Jashari i njoftoi shefat e Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut dhe SHBA-së për sulmin e fundit në veri të vendit, duke e konsideruar si kërcënim për sigurinë në Kosovë e rajon, ndërsa kërkoi që Kosova sa më parë të jetë e anëtare e Kartës së Adriatikut.
Jashari, me ftesë të homologut nga Maqedonia e Veriut, gjenerallejtënant Vasko Gjurchinovski dhe bashkëorganizuar nga Komanda e Forcave Amerikane në Evropë (EUCOM), prirë nga gjeneral Christopher Cavoli, mori pjesë në Konferencën e shefave të Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut – SHBA në Shkup.
“Sulmet e ndodhura në veri të Kosovës janë kërcënim për stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit. Gjërat e tilla nuk bën të përsëriten dhe shtetet të cilat i përkrahin ato duhet të marrin dënimin e merituar”, ka deklaruar gjeneral Jashari, i cili u tha pjesëmarrësve se ka ardhur koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut.
Konferenca ka vazhduar punimet ku në suazën e saj, komandanti i FSK-së me delegacionin e tij ka realizuar takime bilateral me delegacionin amerikan prirë nga gjeneral Christopher Cavoli, komandant i Forcave Amerikane për Evrope (EUCOM).
Gjatë takimit Jashari prezantoi të arriturat e FSK-së dhe falënderoi gjeneralin Cavolin për mbështetjen dhe partneritetin në fushën ushtarake mes dy vendeve. Po ashtu, u diskutua situata e sigurisë në vendin tonë dhe sfidat rreth saj.
E gjeneral Cavoli e përgëzoi gjeneral Jasharin për lidershipin e tij së dhe njëherit ritheksoi që SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin FSK-në në rrugën e zhvillimit të kapaciteteve ushtarake dhe atyre të mbrojtjes, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...